Insajderi
Lajme

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Ekrem Bajroviq

Insajderi
01 June 2026 - 09:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Ekrem Bajroviq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka rihapur shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Ekrem Bajroviq.

Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, në seancën e së hënës tha se shqyrtimi gjyqësor do të rihapet për arsye se në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit do të ftohet Naim Elshani për të sqaruar edhe një herë disa rrethana të krijuara gjatë këtij shqyrtimi, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Klankosova.tv.

Syla tha se Gjykata vlerësoi se duhet të ftohet edhe një herë ky dëshmitar, për t’i sqaruar këto rrethana.

Seanca e radhës u caktua për një datë tjetër. Pra, sot ishte paraparë të shpallet aktgjykimi në këtë rast, por Gjykata vlerësoi të rihapet shqyrtimi gjyqësor.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, me 19 korrik 2024 të akuzuarin Ekrem Bajroviq e ka dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark