Insajderi
Lajme

Naim Behlulaj uron Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve: Pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë

Insajderi
01 June 2026 - 15:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Naim Behlulaj uron Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve: Pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naim Behlulaj, i cili ndodhet në listën zgjedhore të këtij subjekti politik me numrin 72, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Behlulaj ka thënë se fëmija janë pasuria më e çmuar e shoqërisë.

“Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, uroj përzemërsisht të gjithë fëmijët për këtë ditë të veçantë. Fëmijët janë pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë dhe garancia e një të ardhmeje më të mirë. Prandaj, obligimi ynë i përbashkët është që t’u sigurojmë atyre një fëmijëri të lumtur, arsim cilësor, kujdes, mbrojtje dhe mundësi të barabarta për zhvillim”, ka thënë Behlulaj.

“Të gjithë fëmijëve ju uroj shëndet, gëzim, suksese në mësime dhe realizimin e ëndrrave të tyre. Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, përmbyll ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark