Kandidati i LDK-së për deputet, Sami Salihu, ka kritikuar qeverisjen aktuale për, sipas tij, mungesën e rezultateve konkrete në investimet sportive, veçanërisht në infrastrukturën e stadiumeve.
Përmes një postimi publik, Salihu ka thënë se qytetarët janë përballur me premtime të vazhdueshme për investime në stadiume, por pa projekte të përfunduara.
“Gjashtë vjet premtime për investime në stadiume. Gjashtë vjet fotografi në ulëset VIP. Kosova meriton stadiume me standarde evropiane”, ka deklaruar ai.
Sipas Salihut, projektet e nisura nga qeveria kanë mbetur të papërfunduara, duke e cilësuar këtë si pasojë të mungesës së efikasitetit në qeverisje.
“Ju i nisni projektet e nuk i përfundoni kurrë, sepse jeni të dobët”, është shprehur kandidati i LDK-së.