Insajderi
Lajme

Policia, Dogana, Posta dhe Prokuroria në aksion në Pejë, një person përfundon në pranga

Insajderi
02 June 2026 - 10:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia, Dogana, Posta dhe Prokuroria në aksion në Pejë, një person përfundon në pranga
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar, përmes raportit 24-orësh, se një person është arrestuar nën dyshimin për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

Arrestimi është realizuar si rezultat i një aksioni të përbashkët mes Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës, Postës së Kosovës dhe Prokurorisë.

Sipas raportit policor:

‘’BLERJE , POSEDIM ,SHITJE E PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Posta e Kosovës, Pejë / 29.05.2026 – 10:00. Drejtoria për Hetimin me Narkotikë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Postën dhe në koordinim me Prokurorinë  kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar,  dhe tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike si; Methafetamine 2 gram, LSD 60 copë, ketaminë 2 gram, zanakkx-25 copë, exstazi 2×10 dhe një armë pistoletë pa leje përkatëse. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark