Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Oltion Ahmeti, ka ndarë emocionet e tij pas tubimit elektoral në qytetin e Mitrovicës, duke e cilësuar si një ndjenjë të veçantë dhe përgjegjësi të madhe takimin me qytetarët e vendlindjes së tij.
Ahmeti ka potencuar se prania e liderëve partiakë në këtë tubim ka konfirmuar rreshtimin e fuqishëm të këtij qyteti kah ndryshimi politik.
“Sot, bashkë me Kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku, dhe Presidenten në ardhje, Dr. Vjosa Osmani, u dëshmua edhe njëherë fryma e bashkimit, besimit dhe shpresës për të ardhmen”, ka shkruar ai.
Ahmeti, i cili synon një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ka shtuar se Mitrovica ka nevojë imediate për një përfaqësim me integritet në nivelin qendror.
“Mitrovica meriton përfaqësim dinjitoz, punë të ndershme dhe zë të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur kandidati i LDK-së, duke përfunduar me thirrjen për bashkim drejt fitores në procesin zgjedhor.
Oltion Ahmeti kandidon me numrin 96 në zgjedhjet e 7 qershorit.