Insajderi
Lajme

Lushtaku i reagon Sveçlës: Si dezertor i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri

Insajderi
03 June 2026 - 12:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lushtaku i reagon Sveçlës: Si dezertor i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka reaguar ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, pas deklaratave të këtij të fundit për incidentin me Hysni Mehanin, zëvendësministrin në detyrë.

Lushtaku me anë të një postimi në ‘Facebook’ e ka quajtur Sveçlën “dezertor të luftës”, duke thënë se në kohe lufte vendosi të ikë, shkran Insajderi.

“Si dezertori i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri. Ka qenë koha për secilin prej nesh për të treguar burrëri gjatë asaj periudhe. Fatkeqësisht, ti zgjodhe të ikësh!

Si ministër qe je, e ke keqpërdorur policinë e Kosovës dhe njësinë speciale të saj përmes urdhrave politik nga shefi yt për shtetrrethimin e Skenderajt mbrëmjen e 14 majit.

Xhelal, kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti”, deklaroi Lushtaku. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark