Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar një vizitë në kompaninë “Passable”, ku është takuar me punëtorë dhe ndërmarrës që, siç tha ai, kontribuojnë çdo ditë në ekonominë e vendit.
“Puna e ndërmarrësve dhe punëtorëve shihet më së miri kur jemi pranë tyre. Sot isha në kompaninë ‘Passable’, mes njerëzve që çdo ditë kontribuojnë për ekonominë e vendit”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka prezantuar edhe zotimet e tij ekonomike në rast se merr drejtimin e qeverisë, duke theksuar lehtësira për bizneset.
“Në qeverisjen time, bizneset do të kenë më pak tatime, grante deri në 30% dhe më shumë hapësirë për zhvillim”, ka thënë ai.
Hamza ka shtuar se zhvillimi ekonomik lidhet drejtpërdrejt me mbështetjen e sektorit privat: “Kosova ndryshon kur mbështeten ata që punojnë.”