Insajderi
Zgjedhjet 2026

Kuqi nga Bllaca: Fokus në ekonomi, energji dhe vende pune për të rinjtë

Insajderi
03 June 2026 - 23:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuqi nga Bllaca: Fokus në ekonomi, energji dhe vende pune për të rinjtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Blerim Kuqi, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Bllacë, ku është diskutuar për zhvillimin ekonomik dhe prioritetet për të ardhmen e vendit.

Kuqi ka theksuar se takimi në Bllacë ka dëshmuar edhe një herë se qytetarët kërkojnë ndryshim, zhvillim dhe zgjidhje konkrete për të ardhmen.

Sipas tij, në këtë takim me banorët e Bllacës, Duhles, Sllapuzhanit, Greiqevcit dhe Dragaqinës është diskutuar hapur për zhvillimin ekonomik, energjinë si shtyllë e qëndrueshmërisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

Ai ka shprehur mirënjohje për pritjen e ngrohtë, mbështetjen dhe besimin e qytetarëve, duke theksuar angazhimin për një të ardhme më të fortë për Kosovën.

“Së bashku, drejt një Kosove më të fortë”, ka deklaruar Kuqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark