Insajderi
Zgjedhjet 2026

Nuk votoi për përjashtimin e veteranëve nga paga minimale, Korenica: Nuk ka pasur vendim më të mirë e më dinjitoz për mua

Insajderi
04 June 2026 - 11:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nuk votoi për përjashtimin e veteranëve nga paga minimale, Korenica: Nuk ka pasur vendim më të mirë e më dinjitoz për mua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Visar Korenica me numër 24 në listën zgjedhore, ka thënë se ka kundërshtuar që në vitin e dytë të mandatit proceset që, sipas tij, janë ndërmarrë nga kryeministri në detyrë dhe kabineti i tij.

Ai ka përmendur veçanërisht miratimin e ligjit për pagën minimale, duke theksuar se kishte kundërshtuar përjashtimin e veteranëve nga kjo kategori.

“Në vitin e dytë menjëherë kam ngritur zërin kundër proceseve të dëmshme që i ka marrë ky kryeministër në detyrë bashkë me njerëzit e tij servil në kabinetin e tij, qoftë atëherë kur bashkë me Listën Serbe i kanë bërë 62 numra edhe e kanë kaluar ligjin ku përjashtohen veteranët prej pagës minimale”, ka deklaruar Korenica.

Ai ka shtuar se nuk kishte marrë pjesë në atë proces dhe se e kishte kundërshtuar fuqishëm atë vendim.

“Unë nuk kam marrë pjesë dhe kam kundërshtuar fuqishëm duke e potencuar me krenari të plotë që nuk ka pasur vendim më të shpejtë, më të mirë e më dinjitoz për mu, sesa largimi i këtij subjekti politik që ka si synim më nënshtru këtë popull”, u shpreh ai.

Korenica ka deklaruar se ndihet krenar për mbështetjen ndaj veteranëve dhe ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë jam shumë shumë krenar që jam me ushtarë, me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë dhënë më të mundshmen, kanë rrezikuar më të çmueshmen, jetën e tyre, sepse u angazhuan plotësisht në mbrojtjen e vatanit”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark