Insajderi
Lajme

Qytetari gjen dhe dorëzon në polici telefonin e portofolin e humbur në Mitrovicë të Veriut

Insajderi
04 June 2026 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qytetari gjen dhe dorëzon në polici telefonin e portofolin e humbur në Mitrovicë të Veriut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një qytetar ka dorëzuar në stacionin policor një telefon mobil dhe një portofol të humbur, të cilat më pas i janë kthyer pronarës së tyre pas verifikimeve.

Sipas njoftimit, më 3 qershor 2026 ankuesja ka raportuar se derisa kishte qenë në rrugën “Kolashini” në Mitrovicë të Veriut, i kishin humbur telefoni mobil dhe portofoli, brenda të cilit kishte edhe një shumë të hollash.

Ndërkaq, rreth orës 18:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari me inicialet E.R., i cili ka raportuar se telefoni dhe portofoli ishin gjetur nga babai i tij dhe se ishte udhëzuar që t’i dorëzonte në polici.

Pas verifikimeve të nevojshme, zyrtarët policorë kanë bërë kthimin e telefonit, portofolit dhe parave tek pronarja.

Policia ka falënderuar qytetarin E.R. dhe familjen e tij për veprimin, duke e cilësuar atë si të përgjegjshëm dhe shembullor, si dhe ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e qytetarëve me Policinë, që sipas saj kontribuon në rritjen e sigurisë dhe forcimin e besimit në komunitet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark