Insajderi
Shqipëri/Rajon

Polici i plagosur në Shqipëri niset për në spital me helikopter, kolegu në krye të detyrës “mbytet” në lot

Insajderi
04 June 2026 - 14:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Polici i plagosur në Shqipëri niset për në spital me helikopter,  kolegu në krye të detyrës “mbytet” në lot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Momente prekëse janë fiksuar në kamera në kohën kur përcillet me helikopter drejt Traumës efektivit, Edison Adri, për trajtim të specializuar mjekësor.

Vëmendjen e ka marrë një kolegu i policit, i cili nuk i mban dot lotët dhe qan me ngashëri. Familjarët e 36-vjeçarit shfaqen gjithashtu të tronditur dhe në lot, duke e përcjell në një moment të rëndë emocional.

Adri mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari, i dënuar me 10 vjet burgim për trafik droge, i cili hapi zjarr ndaj forcave të policisë.

Nga ngjarja humbi jetën efektivi i forcës së posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa autori i dyshuar mbeti i plagosur dhe u arrestua.

Gjendja shëndetësore e efektivit të plagosur po ndiqet nga mjekët, ndërsa ai është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark