Insajderi
Zgjedhjet 2026

Një jetë në shërbim të qytetarëve: Pse Faton Jakupi është zëri që i duhet Anamoravës në Kuvend?

Insajderi
04 June 2026 - 23:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një jetë në shërbim të qytetarëve: Pse Faton Jakupi është zëri që i duhet Anamoravës në Kuvend?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kur flitet për përkushtim, përvojë të gjatë politike dhe njohje të thellë të nevojave të qytetarëve, emri i Faton Jakupit është padyshim një nga shtyllat kryesore në rajonin e Anamoravës.

Në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kamenicë, synon ulësen në Kuvendin e Kosovës me numrin 19.

Me një karrierë të shtrirë në më shumë se një dekadë në shërbim të komunitetit, Jakupi përfaqëson modelin e politikanit që u rrit dhe punoi pranë qytetarit.

Faton Jakupi vjen në këtë garë me një përvojë të pasur administrative dhe politike, duke qenë një nga figurat më konsistente të qeverisjes në Kamenicë: 8 vite Nënkryetar i Komunës së Kamenicës, një periudhë e gjatë ku dëshmoi aftësi menaxhuese, dialog dhe zgjidhje të problemeve jetike për banorët.

Katër vite Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Inspekcionit, në vijën e parë të punës për infrastrukturën dhe rregullin urban.

Aktualisht Asambleist në Kuvendin Komunal, duke vazhduar të mbrojë interesat e qytetarëve në çdo mbledhje e vendim marrje.

Lider i dëshmuar dhe shtyllë e AAK-së

Përveç angazhimit institucional, Jakupi ka pasur një rol kyç në rritjen dhe konsolidimin e strukturave të AAK-së. Për 10 vite me radhë, ai udhëheq me sukses degën e AAK-së në Kamenicë, ndërsa është edhe anëtar i Kryesisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm në nivel qendror.

Më 7 qershor, vota për AAK me numrin 19 për Faton Jakupin është votë për përvojën, përkushtimin dhe dinjitetin e qytetarit!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark