Insajderi
Zgjedhjet 2026

Kuçi nga Leshani: Kosova ka potencial, me vendime të duhura e kthejmë në mirëqenie për çdo familje

Insajderi
04 June 2026 - 22:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuçi nga Leshani: Kosova ka potencial, me vendime të duhura e kthejmë në mirëqenie për çdo familje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Kuçi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Leshan, ku ka diskutuar për pikat kryesore të programit qeverisës të partise së tij.

Kuçi ka bërë të ditur se fokusi i bashkëbisedimit me qytetarët ishte te zhvillimi ekonomik, energjia, bujqësia dhe krijimi i perspektivave të reja për rininë, me qëllim që ata të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

“Takimi në Leshan na dha edhe një herë besimin se ndryshimi ndërtohet kur qytetarët bëhen pjesë e zgjidhjes. Biseduam për zhvillimin ekonomik, energjinë, bujqësinë dhe nevojën që të rinjtë të kenë më shumë perspektivë në vendin e tyre. Kosova ka potencial të madh dhe me vendime të duhura mund ta kthejmë atë në mirëqenie për çdo familje,” ka shkruar Kuçi.

Kandidati i LDK-së ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen e ngrohtë, duke theksuar se mbështetja e marrë në teren tregon se qytetarët janë të gatshëm të ecin bashkë drejt një Kosove më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë.

Blerim Kuçi në këto zgjedhje kandidon me numrin 47 në listën e LDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark