Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku, ka publikuar një mesazh politik nga Prizreni, duke theksuar mbështetjen që, sipas tij, qytetarët po i japin Partisë Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve.
Në një postim në rrjetet sociale, Lushtaku shkroi se “Prizreni i tha stop krizës”, duke shtuar se ndryshimi në Kosovë mund të vijë vetëm përmes angazhimit të përbashkët të qytetarëve.
“Së bashku e ndryshojmë Kosovën. PDK 125. Mërgim Lushtaku 16”, ka shkruar ai.
Përmes këtij mesazhi, Lushtaku ka bërë thirrje për mbështetje të PDK-së dhe kandidaturës së tij, duke e paraqitur votën për partinë si rrugëdalje nga sfidat me të cilat, sipas tij, po përballet vendi.