Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Alisa Jetullahu, ka shprehur mirënjohjen e saj për pritjen dhe mbështetjen e qytetarëve të Podujevës gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jetullahu tha se takimet me qytetarët, buzëqeshjet, përqafimet dhe besimi i tyre i kanë dhënë edhe më shumë motivim për të vazhduar angazhimin e saj politik.
“Mes buzëqeshjeve, përqafimeve dhe besimit që ndamë bashkë, mora edhe më shumë forcë për të vazhduar këtë rrugëtim me përulësi dhe përgjegjësi. Faleminderit Podujevë. Shumë dashuri për ju”, ka shkruar ajo.
Jetullahu e ka cilësuar mbështetjen e qytetarëve si një shtysë të rëndësishme për të vazhduar rrugëtimin e saj, duke premtuar përkushtim dhe përgjegjësi në përfaqësimin e tyre.