Insajderi
Zgjedhjet 2026

Mustafa iu bën thirrje qytetarëve: Më 7 qershor merreni vendimin që bën ndryshimin që vendi ynë po e pret tash e 6 vite

Insajderi
05 June 2026 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mustafa iu bën thirrje qytetarëve: Më 7 qershor merreni vendimin që bën ndryshimin që vendi ynë po e pret tash e 6 vite
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nderim Mustafa, u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, duke e cilësuar këtë votim si një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

Mustafa ka theksuar se vendi ka nevojë për një ndryshim të ri politik, i cili sipas tij do të ndalë krizën, do të rikthejë zhvillimin ekonomik dhe do të krijojë kushte më të favorshme për investime.

“Të dashur miq, Më 7 qershor ju ftoj ta merrni vendimin e rëndësishëm për Kosovën. Vendimin që e ndal krizën, e kthen zhvillimin, i hap rrugë investimeve dhe e bën ndryshimin që vendi ynë po e pret tash e 6 vite.
Më 7 qershor votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numër 125, Bedri Hamzën me numër 1 dhe mua me numër 65. STOP krizës. Ndrysho Kosovën”
, ka shkruar Mustafa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark