Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë sot në inaugurimin e një pjese të Kullës së Lirisë në Dobërdelan, vend që lidhet me daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj e ka cilësuar Kullën e Lirisë si simbol të sakrificës, qëndresës dhe krenarisë kombëtare.
“Sot në Dobërdelan, në vendin ku u nis rruga për liri. Inauguruam një pjesë të Kullës së Lirisë, një simbol i sakrificës, qëndresës dhe krenarisë sonë. Përulësi para historisë dhe mirënjohje e përjetshme për luftëtarët e UÇK-së”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka theksuar se ruajtja e kujtesës historike dhe nderimi i luftëtarëve të UÇK-së mbeten obligim i përhershëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.