Insajderi
Lajme

Eman Rrahmani – prindërve: Ti je përgjegjës me votën tënde nëse djali yt ta sjell një djalë në shtëpi për burrë

Insajderi
05 June 2026 - 20:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Eman Rrahmani – prindërve: Ti je përgjegjës me votën tënde nëse djali yt ta sjell një djalë në shtëpi për burrë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet, Eman Rrahmani, ka dalë me një mesazh drejtuar prindërve, duke i pyetur nëse janë në dijeni se kë po votojnë.

Sipas Rrahmanit, vota e qytetarëve ka ndikim në politikat që zbatohen në sistemin arsimor dhe në vlerat që promovohen në shoqëri.

Ai ka deklaruar se prindërit mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet e tyre politike.

“Fëmijën tonë në klasë të gjashtë ia kanë nisur me mësu se si çika me çikën me u martu e djali me djalin. Ti je përgjegjës me votën tënde nëse djali yt ta sjell një djalë në shtëpi”, është shprehur Rrahmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark