Kandidati për deputet nga LDK-ja, Blerim Kuçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës.
“Jemi në momentin kur zëri i secilit prej nesh vendos për të ardhmen. Ju ftoj për pjesëmarrje masive në votim. Mos i lini të tjerët të vendosin për shtëpinë tuaj, për familjen tuaj, për Kosovën tuaj”, ka shkruar Kuçi.
Ai ka falënderuar mbështetësit, aktivistët dhe qytetarët për angazhimin e tyre, duke thënë se mobilizimi në terren po tregon dëshirën e njerëzve për ndryshim.
“Energjia juaj në terren është dëshmia më e pastër se njerëzit e duan kthimin e normalitetit. Sot jemi më të fortë, më të bashkuar dhe më të qartë se kurrë për rrugën që duhet të ndjekim”, ka deklaruar ai.
Në fund, kandidati i LDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për ndryshim.
“Të dielën, dilni. Votoni për ndryshim. Votoni për të djathtën që bashkon”, tha Kuçi.