Insajderi
Lajme

Lushtaku-Gërvallës: Ju shiteni si engjëj, por për mashtrime edhe djalli ua ka lakmi

Insajderi
05 June 2026 - 23:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lushtaku-Gërvallës: Ju shiteni si engjëj, por për mashtrime edhe djalli ua ka lakmi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Mërgim Lushtaku, i ka reaguar Donika Gërvalla, e cila gjatë një tubimi sërish ka përmendur kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se “Lëvizjes Vetëvendosje edhe djalli do t’ia kishte lakmi për aftësinë e mashtrimit”.

“A keni parë diku në Evropë një kryeministër që refuzon të paraqitet para Prokurorisë së shtetit të tij? Ata që sot na mbajnë ligjërata për shtetin ligjor janë të njëjtët që sulmojnë institucionet sa herë që nuk u përshtaten politikisht”, ka thënë Lushtaku tutje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark