Insajderi
Lajme

Sekuestrohet drogë në Prishtinë, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit interviston një person

Insajderi
06 June 2026 - 20:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekuestrohet drogë në Prishtinë, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit interviston një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prishtinë, është sekuestruar substancë e dyshuar narkotike.

Policia ka shtuar edhe se, lidhur me rastin, është intervistuar një person në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dhe ndaj tij janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

Postimi:

Sekuestrohen substanca të dyshuara narkotike në Prishtinë

Prishtinë, 06 qershor 2026 – Në kuadër të planit për parandalimin dhe luftimin e narkotikëve, zyrtarët policorë nga Stacioni Veriu, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, kanë realizuar aktivitete policore që kanë rezultuar me sekuestrimin e një sasie të substancave të dyshuara narkotike.

Gjatë zbatimit të këtij plani, policia ka ndërmarrë veprime, me ç’rast është intervistuar një person në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dhe ndaj tij janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark