Insajderi
Zgjedhjet 2026

Në takimin përmbyllës të fushatës, Kuçi falënderon qytetarët për besimin e dhënë

Insajderi
06 June 2026 - 23:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në takimin përmbyllës të fushatës, Kuçi falënderon qytetarët për besimin e dhënë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvend, Blerim Kuçi, sot ka vizituar fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë dhe Popolan.

Ai, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka deklaruar se “takimet me qytetarët i kanë dhënë edhe më shumë besim se Kosova ka nevojë për punë, përgjegjësi dhe përfaqësim dinjitoz”.

Në takimin përmbyllës të kësaj fushate zgjedhore, ai ka falënderuar qytetarët me fjalët: ‘Faleminderit secilit që na ka hapur derën, na ka dhënë dorën dhe na ka besuar gjatë këtij rrugëtimi”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark