Insajderi
Lajme

Beqa: Shqetësimet e qytetarëve do të marrin zgjidhje me Bedri Hamzën kryeministër

Insajderi
06 June 2026 - 23:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Beqa: Shqetësimet e qytetarëve do të marrin zgjidhje me Bedri Hamzën kryeministër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvend, Hajdar Beqa, ka falënderuar qytetarët për besimin, mikpritjen, angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ka deklaruar se shqetësimet e tyre do të marrin zgjidhje nëse Bedri Hamza zgjidhet kryeministër i vendit.

Tutje, Beqa, i cili garon me numrin 28, ka ftuar qytetarët që të dalin nesër për të votuar.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë, struktura, aktivistë, mbështetës dhe miq të Partisë Demokratike të Kosovës

Sonte po e mbyllim një fushatë të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 7 qershorit. Gjatë këtyre ditëve kemi qenë në çdo cep, pranë qytetarëve, duke dëgjuar nga afër shqetësimet, problemet dhe hallet e tyre.

Kemi takuar shumë qytetarë të zhgënjyer nga qeverisja aktuale, por njëkohësisht kemi parë edhe shumë shpresë, energji dhe besim se Kosova mund dhe duhet të bëhet më mirë.

Të gjitha këto shqetësime do të marrin zgjidhje me Bedri Hamzën kryeministër dhe me një qeverisje serioze, profesionale e pranë qytetarit.

Nga zemra ju falënderoj të gjithëve që keni qenë me mua gjatë gjithë kësaj fushate.

Faleminderit për mikpritjen, besimin, mbështetjen dhe angazhimin tuaj të palodhshëm.

Çdo takim, çdo dorë e shtrënguar dhe çdo fjalë përkrahjeje ka qenë motiv shtesë për të vazhduar edhe më fuqishëm.

Prandaj, ju ftoj që nesër masivisht të dilni në zgjedhje dhe me votën tuaj t’i jepni drejtim të ri vendit.

Votoni Partinë Demokratike të Kosovës – PDK 125

Votoni Hajdar Beqa 28

Bashkë për fitore, bashkë për Kosovën që e meritojmë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark