Insajderi
Lajme

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigurim u bëri presion qytetarëve

Insajderi
07 June 2026 - 10:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigurim u bëri presion qytetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, ka njoftuar se ka denoncuar në polici ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi, duke e akuzuar se ka ushtruar presion ndaj qytetarëve në një fshat të Pejës me komunitet egjiptian.

Ai ka thënë se pas ankesave të banorëve ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku sipas tij ministri është parë me veturë zyrtare, i shoqëruar nga kryetari i partisë dhe sigurimi i tij personal.

“Kam siguru pamje, dhe kjo sjellje dhe ky veprim është i papranueshëm. Prezenca e tij ka të bëjë me pengimin e daljes së njerzve me votu normalisht, presionin ,njerëzit më kane thënë se kanë frikë me dalë, i keni pamjet. Sigurimi dhe bodygardët e ministrit është e papranueshme të qëndrojnë në komunitetin tonë. E denoncuam në polici, u hap rast”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark