Insajderi
Lajme

Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në Zubin Potok

Insajderi
07 June 2026 - 12:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në Zubin Potok
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka pranuar informacion se në një shtëpi të pa banuar në fshatin Mala Jabuka, komuna e Zubin Potokut, mund të gjendeshin armë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se [as pranimit të informatës, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacion dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar:

– 1 (një) armë AK-47,

– 2 (dy) karikatorë të zbrazët të armës AK-47

– 422 (katërqind e njëzet e dy) fishekë të kalibrit 7.62 mm,

– 13 (trembëdhjetë) fishek të kalibrit të panjohur,

– 1 (një) fishek të kalibrit 9X19 mm,

– 2 (dy) granata-hedhës (tromblon) dhe

– 1 (një) uniformë ushtrake me emblemë Serbe

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë tek Policia në numrin 192.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark