Insajderi
Lajme

Muharremi: Mos lejoni që për fatin tuaj, të fëmijëve dhe të familjes suaj të vendosin lloj-lloj njerëzish

Insajderi
07 June 2026 - 17:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Muharremi: Mos lejoni që për fatin tuaj, të fëmijëve dhe të familjes suaj të vendosin lloj-lloj njerëzish
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Shenoll Muharremi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.

Përmes një reagimi publik, Muharremi ka apeluar që qytetarët të mos lejojnë që vendimet për të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre të merren nga njerëz të papërgjegjshëm.

“Mos lejoni që për fatin tuaj, të fëmijëve dhe të familjes suaj të vendosin lloj-lloj njerëzish që nuk kanë as shkollim e as edukatë… e as tru në raste”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

“Dilni e votoni, njerëz të dashur! Sa më shumë, aq më mirë!

Mos lejoni që për fatin tuaj, të fëmijëve dhe të familjes suaj të vendosin lloj-lloj njerëzish që nuk kanë as shkollim e as edukatë.. e as tru në raste.

Ju jeni njerëz të mirë dhe meritoni të jetoni sa më mirë, me stabilitet e parashikueshmëri, me besim e shpresë për prosperitet.

Votoni bashkë me familjen tuaj, thirrini miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që i njihni të dalin e të votojnë. Çdo votë ka rëndësi.

Shfrytëzojeni rastin historik të vendosni për fatin tonë të përbashkët.

Vota është plumbi i heshtur i demokracisë!”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark