Insajderi
Lajme

Publikimi i rezultateve preliminare, vjen reagimi i parë nga Bedri Hamza

Insajderi
07 June 2026 - 20:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikimi i rezultateve preliminare, vjen reagimi i parë nga Bedri Hamza
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para preliminare.

Hamza ka thënë se qytetarët e Kosovës treguan se besojnë në fuqinë e votës, shkruan Insajderi.

“Qytetarët e Kosovës treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike. Në një proces të qetë e dinjitoz, ata dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tone”, ka thënë ai.

“Tani është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve. Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj. Le të kujdesemi së bashku që çdo votë e qytetarëve të ruhet dhe të mbrohet deri në fund”, ka përmbyllur Hamza. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark