Insajderi
Lajme

UBO Consulting publikon projeksionin preliminar për zgjedhjet parlamentare 2026, ky është rezultati i partive politike

Insajderi
07 June 2026 - 20:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
UBO Consulting publikon projeksionin preliminar për zgjedhjet parlamentare 2026, ky është rezultati i partive politike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania UBO Consulting ka publikuar rezultatet preliminare të projektuara për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2026, të bazuara në metodën e numërimit paralel të votave në një mostër të vendvotimeve në mbarë vendin.

Sipas njoftimit të UBO Consulting, projeksioni është përgatitur mbi të dhënat e mbledhura nga një numër i përzgjedhur vendvotimesh dhe synon të ofrojë një pasqyrë paraprake të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.

Megjithatë, kompania ka sqaruar se këto rezultate nuk janë përfundimtare dhe nuk përfshijnë votat me kusht, votat e ardhura përmes postës, si dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Rezultatet zyrtare dhe përfundimtare të zgjedhjeve pritet të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas përfundimit të procesit të numërimit dhe verifikimit të të gjitha votave.

“Rezultatet preliminare të projektuara nga UBO Consulting për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2026 bazohen në metodën e numërimit paralel në mostër vendvotimesh në mbarë Kosovën. Ky projeksion nuk përfshin votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark