Insajderi
Lajme

Minus 200 mijë vota, por Kurti thërret qytetarët për festë sonte

Insajderi
07 June 2026 - 21:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Minus 200 mijë vota, por Kurti thërret qytetarët për festë sonte
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje zyrtare për grumbullim dhe festë në qendër të kryeqytetit sonte në orën 23:00, duke pretenduar një tjetër fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, VV ka ftuar simpatizantët që t’i bashkohen kryeministrit Albin Kurti në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Të dashur qytetarë, Shihemi sonte në ora 23.00 në sheshin Skënderbeu bashkë me Kryeministrin Albin Kurti. Krejt për shtet, Shtet për krejt. Ia qitëm pikën edhe një herë!”, thuhet në njoftimin e partisë në pushtet.

Ky vendim për të festuar vjen në një moment kur procesi i numërimit nga KQZ po vazhdon në mbarë vendin. Edhe pse LVV po udhëheq si forca e parë në rezultatet preliminare, shifrat aktuale tregojnë një rënie të ndjeshme në numër të votave të pastra (afro 200 mijë vota më pak) krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të kaluara parlamentare./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark