Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur plotësisht numërimin e votave në të 48 vendvotimet e komunës së Deçanit, duke konfirmuar dominimin e plotë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
AAK-ja ka korrur një fitore bindëse me 55.79% të votave (6,909 vota), duke lënë pas të gjitha subjektet e tjera politike me një diferencë të thellë.
Në vendin e dytë është radhitur Lëvizja Vetëvendosje me 21.72% (2,690 vota), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës në vendin e tretë me 18.15% (2,248 vota).
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar një rezultat të ulët në këtë komunë, duke siguruar vetëm 2.66% të votave (330 vota), e pasuar nga Partia Socialdemokrate me 0.66% (82 vota).
