Insajderi
Lajme

KQZ: Sot nis numërimi i votave të diasporës, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Insajderi
08 June 2026 - 08:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ: Sot nis numërimi i votave të diasporës, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të nisë sot procesin e numërimit të votave të diasporës, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, pas përfundimit të numërimit të mbi 97 për qind të votave të rregullta nga zgjedhjet parlamentare.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të publikohen vetëm pasi të përfundojë numërimi i të gjitha kategorive të votave.

Sipas tij, procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit nis sot.

Në shumicën e komunave, numërimi do të fillojë nga ora 16:00, ndërsa në komunat më të vogla nga ora 09:00.

“Rezultati përfundimtar do të jepet pasi të numërohen votat e diasporës, ato me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike, po ashtu votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta”, ka deklaruar Radoniqi.

Ai ka sqaruar se nga dita e sotme nis numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa në disa komuna procesi do të fillojë në orën 16:00 për shkak të grumbullimit të materialit zgjedhor gjatë natës.

“Në disa komuna do të nisë në orën 16:00, për shkak se materiali do të grumbullohet gjatë natës së sotme, që t’u japim pak kohë të pushojnë”, ka thënë ai.

Sipas Radoniqit, në shumicën e komunave numërimi do të nisë në orën 16:00, ndërsa në komunat më të vogla procesi do të fillojë nga ora 09:00 e mëngjesit.

“Në shumicën e komunave do të fillojë në orën 16. Në komunat e vogla, numërimi do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit të nesërm”, tha mbrëmë Radoniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark