Insajderi
Lajme

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e djeshme, raportuesi i PE-së: Njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik

Insajderi
08 June 2026 - 13:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e djeshme, raportuesi i PE-së: Njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka thënë se pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit tregon zhgënjimin e qytetarëve me situatën politike në vend.

Sipas Terras, ky nivel i ulët i pjesëmarrjes reflekton frustrimin të shkaktuar nga paqëndrueshmëria dhe bllokadat politike.

Ai shton se për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të çuar përpara proceset e reformave, është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërmjet partive politike.

“Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës tregon se njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik. Bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur dhe për të ecur drejt BE-së”, shkruan ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark