Insajderi
Lajme

Numërohen mbi 7 për qind fletëvotime- Këto janë top kandidatët më të votuar të PDK’së

Insajderi
08 June 2026 - 21:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Numërohen mbi 7 për qind fletëvotime- Këto janë top kandidatët më të votuar të PDK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar 7.45 për qind e votave, përkatësisht 185 kuti të votimit.

Në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, kryeson listën me më së shumti vota.

Pas tij renditet Përparim Gruda, ndërsa në mesin e kandidatëve më të votuar deri tani janë edhe Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Elmi Reçica, Arbnore Salihu, Kosovare Murseli dhe Arben Mustafa.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët po vazhdon në qendrat e numërimit, ndërsa rezultatet pritet të përditësohen gjatë orëve në vijim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark