Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Insajderi
10 June 2026 - 22:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e pasdites vranësirat do të marrin karakter zhvillimi, duke gjeneruar rrebeshe të izoluara në zona të caktuara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Në mbrëmje pritet kalimi i një sistemi parafrontal, ku lokalisht do të ketë rrebeshe shiu me mundësi për breshër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta. Me ardhjen e frontit të ftohtë, zona e reshjeve do të zgjerohet në të gjithë vendin, me reshje lokalisht më intensive dhe të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, ndërsa me ardhjen e frontit pritet të dominojë drejtimi i veriut dhe veriperëndimit. Në momente të caktuara ajo pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark