Insajderi
Lajme

Simpatizantët e LDK’së në Rahovec s’e pritën mirë bashkimin me Osmanin? Përmbyllet numërimi atje, ky është rezultati

Insajderi
11 June 2026 - 11:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Simpatizantët e LDK’së në Rahovec s’e pritën mirë bashkimin me Osmanin? Përmbyllet numërimi atje, ky është rezultati
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar të gjitha votat e kandidatëve për deputetë në komunën e Rahovecit.

Hoti ka dalë i pari më i votuari nga radhët e LDK-së, ku pas tij gjendet bartësja e listës së këtij subjekti politik, Vjosa Osmani.

Hoti ka marrë gjithsej 1,821 vota, duke u renditur kështu i pari më i votuari në LDK.

Ndërkaq pas tij vjen Vjosa Osmani me 1,720 vota.

Sidoqoftë, LDK-ja përformoi dobët në këtë komunë, duke u radhitur si partia e katërt e votuar me 16,35%. Para saj dolën AAK me 18.20% të votave, PDK me 18.39% dhe LVV-ja e para me 43.27%. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark