Insajderi
Lajme

Numërimi drejt fundit, garë e ngushtë mes Beqës, Halitit, Mustafës dhe Berishës për mandatin e fundit të PDK-së

Insajderi
11 June 2026 - 12:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Numërimi drejt fundit, garë e ngushtë mes Beqës, Halitit, Mustafës dhe Berishës për mandatin e fundit të PDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë numëruar rreth 88 për qind e votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ndërsa sipas rezultateve aktuale, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 24 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Një garë e fortë po zhvillohet për mandatin e fundit të projektuar të PDK-së, ku katër kandidatë vazhdojnë të jenë në konkurrencë të ngushtë.

Sipas rezultateve të fundit, Hajdar Beqa prin me 15,923 vota, i ndjekur nga Adriatik Berisha me 15,824 vota dhe Xhavit Haliti me 15,790 vota. Ndërkaq, Rrustem Mustafa ka grumbulluar 15,585 vota.

Me vetëm pak dhjetëra vota diferencë mes kandidatëve, gara për ulësen e fundit të PDK-së në Kuvend mbetet e hapur, teksa pritet përfundimi i numërimit të votave të mbetura.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark