Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, nuk i ka përmbajtur lotët teksa ka folur për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit dhe ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jasharit.
Lushtaku u shfaq mjaft i emocionuar dhe i prekur nga kjo humbje e madhe, duke pranuar se e kishte të pamundur ta kontrollonte mërzitjen.
“Nuk jam në gjendje që të flas… nuk e kam besuar që lignem kaq shumë. Dua që t’i kem vetëm kujtimet e bukura”, ka thënë Lushtaku mes lotësh në emisionin “Frontal” në T7.
Sahit Jashari, një nga figurat e njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëluftëtar i afërt i komandantit legjendar Adem Jashari, u nda nga jeta së fundmi, duke lënë pas një zbrazëti të madhe te familjarët, miqtë dhe gjithë bashkëluftëtarët e tij.