Insajderi
Lajme

Rama i përgjigjet protestës për Zvërnecin: Është politike, ndryshimi bëhet me punë, jo me slogane

Insajderi
12 June 2026 - 20:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama i përgjigjet protestës për Zvërnecin: Është politike, ndryshimi bëhet me punë, jo me slogane
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Edi Rama fjalimin në 35-vjetorin e Partisë Socialiste ja dedikoi plotësisht situatës në vend, me protestat që janë kundër projektit në Zvërnec.

Në fjalimin prej gati 60 minuta, Rama deklaroi se protesta e nisur fillimisht kundër një investimi në Zvërnec është shndërruar tashmë në një protestë me karakter politik dhe se pjesëmarrësit prej ditësh po kërkojnë dorëheqjen e tij. Ai u bëri thirrje të rinjve që të angazhohen nëse duan që të kontribuojnë në mbrojtjen e Shqipërisë dhe në përmirësimin e problemeve ekzistuese, duke theksuar se ndryshimet duhen bërë “me ide dhe punë”, jo vetëm me protesta dhe slogane.

Rama shtoi se protesta është përdorur nga forca të ndryshme politike dhe se në të përfshihen edhe grupe me interesa të ndryshme, ndërsa shprehu mbështetje për ata që protestojnë me bindje, por tha se mbetet i hapur për dialog vetëm nëse ka gatishmëri për diskutim konstruktiv. Në fund të fjalimit, Rama vuri në pah forcën e partisë, duke thënë se i ka përballuar të gjitha dhe janë zgjedhur për të udhëhequr e jo ndjekur të tjerët.

”Ne jemi këtu për Shqipërinë dhe Shqipëria e 2030 do të jetë në BE, do të jetë vendi për të cilin ne të gjithë do të jemi krenarë. Mos harroni, jini ambiciozë, ëndërroni, guxoni, besoni dhe vazhdoni përpara, të gjithë së bashku sepse është një popull i tërë që na ka zgjedhur për të udhëhequr dhe jo për të ndjekur mbrapa të tjerët dhe ne do të udhëheqim”, tha Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark