Insajderi
Lajme

Nis një projekt i madh në Shëngjin, e lidh Ranën e Hedhun me Velipojen

Insajderi
13 June 2026 - 11:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nis një projekt i madh në Shëngjin, e lidh Ranën e Hedhun me Velipojen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar nisjen e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore, ndërtimin e bypass-it të Shëngjinit, i cili do të lidhë zonën turistike të Ranës së Hedhun me Velipojën.

Përmes një postimi në facebook, Rama njoftoj se ky investim synon të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror, duke shmangur trafikun në qendër të Shëngjinit dhe duke krijuar një aks të ri rrugor me rëndësi të veçantë për zhvillimin e turizmit.

“Bypass-i i Shëngjinit është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin në veri.

Ky aks do të shmangë trafikun në qendër të qytetit dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, duke lidhur Shëngjinin me Ranën e Hedhun dhe më tej me Velipojën. I ndërtuar përgjatë malit të Rrencit, bypass-i do të shërbejë edhe si një rrugë panoramike që rrit atraktivitetin turistik të zonës. Punimet pritet të përfundojnë në shkurt 2027″, ka shkruar Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark