Insajderi
Botë

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Insajderi
13 June 2026 - 18:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka deklaruar se një marrëveshje paqeje ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit mund të finalizohet brenda 24 orëve të ardhshme, duke e cilësuar procesin aktual si momentin kur palët janë “më afër se kurrë” arritjes së një zgjidhjeje diplomatike.

Sipas Sharifit, Pakistani, i cili ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin e negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit gjatë muajve të fundit, tashmë ka nisur përgatitjet për nënshkrimin elektronik të marrëveshjes menjëherë pas finalizimit të saj.

Ai bëri të ditur se teksti përfundimtar i marrëveshjes është përgatitur dhe se hapat e ardhshëm do të fokusohen në zbatimin praktik të dakordimeve të arritura.

“Jemi më afër një marrëveshjeje paqeje se kurrë më parë. Finalizimi i saj pritet brenda 24 orëve të ardhshme, ndërsa Pakistani po përgatitet për nënshkrimin elektronik të marrëveshjes menjëherë pas kësaj”, ka shkruar Sharif.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark