Insajderi
Lajme

Arrestohen pesë persona, dyshohen për krime lufte

Insajderi
14 June 2026 - 10:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen pesë persona, dyshohen për krime lufte
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Operacioni policor, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke i zhvilluar në rastin e njohur si “Reçaku II”, së bashku me Policinë e Kosovës, ka rezultuar me pesë persona të arrestuar.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar urdhër – kontrolle në disa lokacione.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media, gjatë së cilës do të ofrohen informacione shtesë lidhur me këtë operacion.

Detajet e konferencës për media: Vendi: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kati VIOra: 13:00


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark