Insajderi
Lajme

Pasagjeri vdes në fluturimin nga Zvicra drejt Prishtinës

Insajderi
14 June 2026 - 23:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pasagjeri vdes në fluturimin nga Zvicra drejt Prishtinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tragjike është raportuar në një fluturim nga Zvicra drejt Kosovës, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën pak para aterimit në Kosovë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, pas incidentit pasagjerët kanë mbetur të bllokuar brenda aeroplanit për rreth një orë, pa mundësi zbritjeje, ndërsa situata është përshkruar si e tensionuar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet emergjente, të cilat kanë bërë tërheqjen e trupit nga aeroplani. Më pas, autoritetet kompetente kanë konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit.

Rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së tij ende nuk janë bërë të ditura.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark