Insajderi
Lajme

Aksidentohen dy vetura në magjistralen Pejë-Prishtinë, lëndohen katër persona

Insajderi
15 June 2026 - 14:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidentohen dy vetura në magjistralen Pejë-Prishtinë, lëndohen katër persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë ditën e së hëëns.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka njoftuar se katër të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:30 në Jabllanicë të Leshanit në magjistralen Pejë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete. Katër persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur Gashi.

Në vendngjarje ndodhen policia, sipas Gashit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark