“30 deri 80 mijë për një organizatë” MAPL-ja ndan gjysmë milioni euro për OJQ-të, por fsheh emrat dhe shumat e përfituesve
MAPL ka ndarë gjysmë milioni euro për projektet e OJQ-ve në fushën e qeverisjes lokale. Mirëpo, në listën zyrtare të rezultateve të publikuar më 8 qershor, ministria ka vendosur të…
Insajderi
15 June 2026 - 17:46
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
MAPL ka ndarë gjysmë milioni euro për projektet e OJQ-ve në fushën e qeverisjes lokale. Mirëpo, në listën zyrtare të rezultateve të publikuar më 8 qershor, ministria ka vendosur të mos bëjë publike asnjë emër të organizatave dhe asnjë shifër se sa para ka marrë secila prej tyre nga buxheti i shtetit, shkruan Gazeta Insjaderi.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e udhëhequr nga ministri në detyrë Elbert Krasniqi, ka publikuar rezultatet e fazës së vlerësimit përmbajtësor për Thirrjen Publike për Mbështetje Financiare të Projekteve dhe Programeve të Organizatave Jo-Qeveritare në fushën e qeverisjes lokale, por pa bërë publike emrat e organizatave që kanë kaluar në këtë fazë dhe pa treguar se sa para pritet të përfitojë secila prej tyre.
Sipas dokumentit të publikuar nga ministria, gjithsej 11 projekt-propozime kanë kaluar fazën e vlerësimit përmbajtësor, ndërsa dy të tjera janë refuzuar. Megjithatë, në listën e publikuar nuk figuron asnjë emër organizate.
Në vend të emrave, MAPL ka publikuar vetëm numra protokolli, duke e bërë të pamundur për publikun të kuptojë se cilat OJQ po garojnë për fondet publike dhe cilat janë eliminuar nga procesi.
Ndërkohë, e njëjta ministri që udhëhiqet nga Elbert Krasniqi ka publikuar edhe listën e aplikacioneve që nuk kanë kaluar fazën e vlerësimit administrativ, por sërish vetëm me numra protokolli dhe pa bërë publike emrat e organizatave. Në këtë listë figurojnë 20 projekt-propozime të refuzuara, duke e vazhduar praktikën e fshehjes së identitetit të OJQ-ve pjesëmarrëse në procesin e ndarjes së fondeve publike.
Sipas dokumenteve zyrtare të thirrjes publike, vlera e tërësishme e planifikuar për këtë fond kap shifrën prej saktësisht 500,000.00.
MAPL-ja kishte paraparë që me këto para të financonte deri në 10 projekte, ku shumat e ndara për një projekt individual do të lëviznin nga 30,000.00 e deri në 80,000.00.
Megjithatë, në listën përfundimtare të fazës përmbajtësore figurojnë 11 projekte që kanë kaluar me sukses – duke tejkaluar numrin maksimal të projekteve të planifikuara fillimisht.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.