Policia e Kosovës ka zbuluar një rast të dyshuar të kultivimit të substancave narkotike në rrugën “UÇK” në Kaçanik.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, kur pas pranimit të informatave për kultivim të narkotikëve, njësitë policore kanë kryer kontroll në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 8 vazo me bimë të mbjella kanabis sativa, si dhe shishe të përdorura për ujitjen e bimëve.
“Pas pranimit të informatës për kultivim të narkotikëve, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 8 vazo me bimë të mbjella kanabis sativa dhe shishe për ujitjen e bimëve. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.