Insajderi
Lajme

Basha nuk e pret raportin e policisë, thotë se aksidentin me fatalitet tek autostrada “Ibrahim Rugova” nuk e shkaktoi dheu

Insajderi
16 June 2026 - 11:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Basha nuk e pret raportin e policisë, thotë se aksidentin me fatalitet tek autostrada “Ibrahim Rugova” nuk e shkaktoi dheu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për shpifje lidhur me një aksident fatal në autostradë, duke thënë se pretendimet se ngjarja është shkaktuar nga rrëshqitja e dheut janë të pavërteta.

Basha tha se Rama ka bërë “dy deklarime të pasakta” dhe se po tenton ta politizojë një tragjedi njerëzore.

“S’kemi pasur përplasje, ka pasur shpifje prej kryetarit Rama. Dy shpifje radhazi. E para ka qenë se aksidentin, ka dashur me ia vesh dheut në autostradë. Siç e dini, aty rruga ka qenë e pastruar, nuk ka ardhur si pasojë e dheut. Prandaj është shpifja e parë. Dhe shpifja e dytë e tij, Rama, gjithashtu është diçka që është e papranueshme, kur mundohet me politizu me tragjedinë në rrugë”, tha ai.

Basha tha se familja e të ndjerit duhet të lihet e qetë

Duhet me i lënë të ndjerin dhe familjen e tij të qetë. Me i uru ngushëllime, po s’ka qenë si pasojë e dheut në autostradë. Prandaj, unë refuzoj, unë s’kam reagu për shkak se duhet me prit raportin e policisë, që pastaj ajo tregon të gjithë të vërtetën. Por këto politizimet me vdekjet në rrugë është e papranueshme për gjithkënd. Nuk mundemi me u marrë me njerëzit e vdekur në rrugë edhe pastaj me i politizu ato. Këtë e bën kryetari, është i paskrupullt, por nuk është që pres më mirë prej tij”, tha Basha./EO/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark