Insajderi
Lajme

‘Bankimi me parime islame’ – Simpatizanti i Kurtit nënshkruan memorandum me një vend arab, pavarësisht karakterit laik të Kosovës

Insajderi
16 June 2026 - 23:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘Bankimi me parime islame’ – Simpatizanti i Kurtit nënshkruan memorandum me një vend arab, pavarësisht karakterit laik të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtuesi i institucionit financiar, Ahmet Ismaili, i njohur për afërsinë me Lëvizjen Vetëvendosje, ka nënshkruar memorandum me një vend arab për promovimin e “bankimit me parime islame”. Veprimi vjen në një shtet që me Kushtetutë është i përcaktuar si laik dhe ka hapur debat për përzierjen e parimeve fetare me politikat publike financiare.

Gazeta Insajderi

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar me pompozitet nënshkrimin e një Memorandumi Strategjik të Mirëkuptimit me Bankën Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe (CBUAE) në Abu Dhabi.

Njoftimi vë në pah “avancimin e teknologjisë financiare (FinTech) dhe stabilitetin makroprudencial”, brenda tekstit fshihet një pikë që cenon direkt rregullimin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Në listën e fushave prioritare të këtij memorandumi, krahas luftës kundër shpëlarjes së parave, është futur zyrtarisht edhe “bankimi me parime islame“.

“Memorandumi i Mirëkuptimit përfshin gjithashtu një numër fushash prioritare, duke përfshirë mbrojtjen e konsumatorëve financiarë, përfshirjen dhe edukimin financiar, bankimin me parime islame, mbikëqyrjen bankare, mbikëqyrjen dhe vëzhgimin e sistemeve të pagesave, zbatimin e standardeve ndërkombëtare prudenciale, si dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit (AML/CFT), në përputhje me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme të të dyja palëve.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e BQK’së.

Megjithatë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton qartë karakterin laik të shtetit.

Neni 8 i Kushtetutës thotë se: “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.” Ky parim nënkupton se institucionet shtetërore nuk identifikohen me asnjë fe dhe nuk favorizojnë asnjë bashkësi fetare.

Po ashtu, Kushtetuta garanton ndarjen e shtetit nga çështjet fetare, duke e vendosur neutralitetin fetar si një nga parimet themelore të rendit kushtetues të Kosovës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark