Insajderi
Lajme

Sekuestrohen më shumë se 3 mijë artikuj tekstili të falsifikuar

Insajderi
17 June 2026 - 12:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekuestrohen më shumë se 3 mijë artikuj tekstili të falsifikuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll të papritur në një objekt të dyshuar për posedim të mallrave pa dokumentacion të rregullt dhe me dyshime për shkelje të markave tregtare.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sekuestruar gjithsej 3,183 copë produkte tekstile të markave të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë veshje, bluza, maica, shorce, trenerka, jakne, kapela dhe artikuj të tjerë.

Sipas procedurave të parapara ligjore, mallrat janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe janë dërguar në depo të sigurt doganore. Vlera e mallrave të sekuestruara, sipas vlerësimit doganor, arrin në 81,677.46 euro, ndërsa detyrimet e llogaritura doganore dhe tatimore arrijnë në mbi 24 mijë euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark