Insajderi
Lajme

Misteri i automjetit të “vjedhur” në Gjilan, policia zbulon se bëhet fjalë për vetëgjyqësi

Insajderi
17 June 2026 - 16:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Misteri i automjetit të “vjedhur” në Gjilan, policia zbulon se bëhet fjalë për vetëgjyqësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këtë të mërkurë, në Stacionin Policor në Gjilan është raportuar një rast i dyshuar i vjedhjes së një automjeti.

Pas pranimit të informacionit, hetuesit policorë nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan kanë ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimit të personave të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve hetimore, si dhe pas grumbullimit dhe analizimit të provave materiale, Policia ka bërë të ditur se hetuesit kanë siguruar prova të arsyeshme që tregojnë se rasti nuk përmban elemente të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas gjetjeve të deritanishme, ekziston dyshimi se në këtë rast është kryer vepra penale “Vetëgjyqësi”.

Automjeti në fjalë është lokalizuar, ndërsa Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale në lidhje me rastin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark