Insajderi
Lajme

“Nuk ngatërrohen në identifikimin e oportunistëve politik”, Abdixhiku i përgjigjet Agim Veliut dhe të tjerëve

Insajderi
18 June 2026 - 21:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk ngatërrohen në identifikimin e oportunistëve politik”, Abdixhiku i përgjigjet Agim Veliut dhe të tjerëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dal me reagim pasi Agim Veliu e fajësoi për rezultatin zgjedhor.

Abdixhiku tha se se strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës anti LDK.

“Strukturat e LDK-së janë të mençura, të pjekura dhe, mbi të gjitha, të qarta. Nuk bien pre e propagandës anti LDK tashmë të zakonshme e bajate; e as nuk ngatërrohen në identifikimin e oportunistëve politik, po aq të zakonshëm e të parashikueshëm. E dinë mirë çfarë përfaqësojnë dhe për çfarë angazhohen”, tha ai.

Reagimi i tij i plotë:

Strukturat e LDK-së janë të mençura, të pjekura dhe, mbi të gjitha, të qarta. Nuk bien pre e propagandës anti LDK tashmë të zakonshme e bajate; e as nuk ngatërrohen në identifikimin e oportunistëve politik, po aq të zakonshëm e të parashikueshëm. E dinë mirë çfarë përfaqësojnë dhe për çfarë angazhohen.

Mbi të gjitha, nuk lejojnë që mundi e puna e tyre e përditshme të shpërdorohen e rezultatet t’u injorohen. Janë falënderues. E kur ke njerëz të tillë pas vetes, është e lehtë t’i përfaqësosh me dinjitet e respekt.

Në Shtime, në një tjetër takim falënderimi me strukturat tona. Sa i qartë është mesazhi nga këto takime.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark